Politike

Reforma Zgjedhore, YURI KIM flet nga rezidenca: Bëmë progres të jashtëzakonshëm, maxhoranca ka merita të veçanta

VIDEO
Ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri me dije se palët kanë arritur një marrëveshje ditën e sotme, duke theksuar se ka qënë Partia Socialiste ajo që ka lëshuar më shumë 'pe' në negociata.
Featured image of article: Reforma Zgjedhore, YURI KIM flet nga rezidenca: Bëmë progres të jashtëzakonshëm, maxhoranca ka merita të veçanta Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit me anëtarët e Këshillit Politik për Refomën Zgjedhore.

Në fjalën e saj, Kim bëri me dije se palët kanë arritur një marrëveshje ditën e sotme, duke theksuar se ka qënë Partia Socialiste ajo që ka lëshuar më shumë ‘pe’ në negociata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faleminderit që na pritët. Dje u takuam për 9 orë dhe bëmë progres. Po ashtu edhe sot dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse e thashë dje në një negociatë kaq të rëndësishme, çdo parti duhet të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo parti dha dhe fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë më shumë. Çdo palë dhe por i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se duhet të jepnin më shumë sepse ishin në pushtet dhe e bënë,”-tha Kim. 

Pas muajsh negociata dhe dialog mes palëve, sot është arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë dhënë ‘ok’ e tyre për të gjithë ‘paketën’, ndërkohë opozita ka rënë dakord por kërkon ende takime për një pikë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment