Politike

Dorëhiqet Sandër Lleshaj! Pas dy ditëve në flakë, Rama lajmëron largimin e ministrit: Ngushëllime familjarëve të Klodian Rashës, i ati më tha të mos preket asnjë lule në emrin e tij (Meszhi për Bashën)

VIDEO
Kryeministri u shprehu ngushëllimet familjarëve të Rashës, të cilët edhe i vizitoi nga afër pasditen e sotme. Por, Rama nuk harroi të ndalej edhe në sulme politike. Teksa fliste për protestat e zhvilluara këto dy ditë, numri Një i socialistëve tha qartë se shembull për tu marrë janë protestat e organizuara nga vetë Partia Socialiste dhe ajo e studentëve. Sipas Ramës, i fundit që duhet të flasë për krime është Lulzim Basha, të cilin e konsideroi si kukullën e Opozitës, duke i kujtuar dhe të vrarët e 21 janarit.
Featured image of article: Dorëhiqet Sandër Lleshaj! Pas dy ditëve në flakë, Rama lajmëron largimin e ministrit: Ngushëllime familjarëve të Klodian Rashës, i ati më tha të mos preket asnjë lule në emrin e tij (Meszhi për Bashën) Edi Rama

TIRANË– Dorëhiqet ministri Sandër Lleshaj! Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije dorëheqjen e ministrit, dy ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Në një video-mesazh që publikoi në Facebook pasditen e sotme, kreu i qeverisë tha se mesnatën që ndodhi krimi i rëndë ka marrë dorëheqjen e Lleshajt dhe se ministri nuk qëndronte dot më në atë detyrë pas vrasjes së 25-vjeçarit.

Kryeministri u shprehu ngushëllimet familjarëve të Rashës, të cilët edhe i vizitoi nga afër pasditen e sotme. Por, Rama nuk harroi të ndalej edhe në sulme politike. Teksa fliste për protestat e zhvilluara këto dy ditë, numri Një i socialistëve tha qartë se shembull për tu marrë janë protestat e organizuara nga vetë Partia Socialiste dhe ajo e studentëve. Sipas Ramës, i fundit që duhet të flasë për krime është Lulzim Basha, të cilin e konsideroi si kukullën e Opozitës, duke i kujtuar dhe të vrarët e 21 janarit.

Kryeminsitri u bëri thirrje edhe efektivëve që të ishin krenarë për uniformat që mbanin veshur duke kujtuar këtu Ina Nukun, efektiven që humbi gishtat në protestë dhe 76 të tjerë që kanë mbetur të plagosur.

“Tragjedia morën sebepin për t’u shpalosur me gjithë vulgaritetin brutal. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë. Ai tha se ‘asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi’. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur. Efektivi ka vrarë një njeri krejt pas një lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend,”- tha Rama ndër të tjera.

Rama ishte vetë në familjen Rasha, ku edhe u ka ofruar mbështjen e tij të plotë duke shprehur ngushëllimet duke u siguruar për mbështetjen e tyre të plotë. Ndërkohë familjarët i kanë kërkuar që të vihet drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vrasja e 25-vjeçarit nga Tirana nga efektivi Nevaldo Hadëraj ka shkaktuar protesta në vend, duke i bërë të gjithë të harrojnë pandeminë e koronavirusit. Dje u zhvilluan tre protesta vetëm në Tiranë, të cilat u mbështetën edhe nga të rinj në qytete të tjera. Efektivi i Policisë është arrestuar, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka kërkuar falje për ngjarjen por është mjaftuar me shprehjen e ngushëllimeve.

Nga ana tjetër, paralelisht protesta vijon. Dhuna ka shpërthyer tek Ministria e Brendshme ku protestuesit po përplasen me efektivët, ndërsa këta të fundit i kanë shpërndarë me gaz lotsjellës.

Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që vra Rashën doli Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca u shty për nesër, pavarësisht se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”.

(k.m;f.m/dosja.al)

  • 18:19

    Dorëhiqet ministri i Brendshëm! Rama: Ia pranova, Lleshaj nuk rrinte dot më pas vrasjes së Klodian Rashës, u hap një varr…

    Ministri Sandër Lleshaj i ka dorëzuar dorëhqjen kryeministrit Edi Rama. Ishte ky i fundit, që në reagimin e tij të parë bëri me dije këtë lajm, teksa fliste për Klodian Rashën, të riun që u vra nga efektivi i polciisë, duke konfirmuar kështu edhe lajmin e bërë publik nga Dosja.al. Rama tha së ka marë dorëheqjen e Lleshajt, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesnatën e të martës.

    “Sot iu them të gjithë efektivëve: Ndjehuni krenarë për uniformën, sakrificën. Rasti është përjashtim tragjik që përjashton rregullin se Policia është mbrojtëse. Menjëherë pas ngjarjes ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen,”- tha Rama ndër të tjera. Dosja.al e paralajmëroi më herët largimin e ministrit Sandër Lleshaj. Ajo që është me pikëpyetje aktualisht, është pasardhësi i Lleshajt që do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Emrat që po diskutohen në kabinetin qeveritar deri më tani, sipas burimeve për Dosja.al janë Taulant Balla dhe Adnor Shameti. Por, nga ana tjetër, burime për Dosja.al bënë me dije se nuk përjashtohet edhe mundësia që në vend të Sandër Lleshajt të vendoset një grua. Se cila do të jetë ajo…mbetet për tu parë.

  • 18:19

    Vrasja e Klodian Rashës, Rama u kthehet protestuesve: Jam krenar që kemi menaxhuar gjithçka, edhe studentët nuk dogjën asnjë fije bari


    Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për protestat e menaxhuara ndër vite nga Partia Socialiste. Në mesazhin e tij të parë pas vdekjes së Klodian Rashës, teksa bëri publike edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt, Rama tha se në protestat e menaxhuara nga PS-ja, nuk është thyer asnjë xham dhe kanë pasur sjellje qytetare. Referuar protestës së zhvilluar një ditë më parë, dhe asaj që ndodhi sot, Rama shtoi se edhe protesta e studentëve, përjashto ndotësit e PD, asnjë fije bari nuk dogjën, fituan studentët dhe dëgjoi qeveria. “Sjellja e Policisë sot nuk ka asnjë lidhje me dje. Si çdo pyll ka derrin e saj. E ka edhe Policia e Shtetit. Ama askush nuk ngre akuza në drejtim të tyre as se janë të lidhur me krimin, as se janë të korruptuar dhe as se ndikojnë në Policinë e Shtetit. Nuk krahasohet as shkalla e tolerancës. Unë jam krenar që këto 7 vjet protestat janë menaxhuar. 7 vite më parë u zhvillua protesta më qytetare, nuk u thye asnjë xham, nuk u plagos asnjë polic dhe nuk u dogj asnjë bar. Në atë protestë masive fitoi populli dhe dëgjoi qeveria. Iu nënshtrua shembullit të forcës . Edhe protesta e studentëve, përjashto ndotësit e PD, asnjë fije bari nuk u dogj, fituan studentët dhe dëgjoi qeveria. S’ka bërë vaki që qeveria të degradonte në arrogancë. Nuk e kemi dëshiruar përplasjen me forcë, as kur kanë qënë militantë të mbledhur me autobusa të paguar si ata që i vunë flakën pemëve të Krishtlindjeve,”- tha Rama ndër të tjera.

  • 18:13

    Rama: I shqyen syrin, durimi i policisë është testuar pafund…i fundit që duhet të flasë është Luli, kukulla e Opozitës

    Kryeministri Edi Rama ka dalë publikisht për të komentuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hadëraj. Në fjalën e tij, Rama përmendi gjithë rastet kur efektivët e Policisë së Shtetit janë dhunuar nga protestuesit, duke sjellë konkretisht rastin e Ina Nukës, e cila humbi gishtat dhe efektivin që u lëndua dje në sy. Në fjalën e tij, numri një i qeverisë e cilësoi vrasjen e 25-vjeçarit si të pafalshme duke e dënuar aktin e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit. Por Rama nuk ka harruar asnjë kundërshtarët e tij politikës, presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Bashga dhe paraardhësin e tij, Sali Berisha, duke risjellë edhe njëherë tëv vrarët e 21 janarit. “Shikoni efektivin që sot rrezikon të humbasë shikimin se i kanë shqyer kornean e syrit. Protestat e sfiduan durimin e Policisë së Shtetit. Na thoni kur, si, dhe sa? Qindra episore, gurë e episode janë lënduar fizikisht. Nuk llogaris farsat me aktorë dhe provokatorë pasi e kanë qëlluar dhe sharë policinë sa i ka dashur qejfi. Kjo nuk është Polici që ka zakon që të nxjerrë shkopin kur i do qejfi. Tragjedia është e pafajshme! Presidenti është prova më ulëritëse është i parafundit që dueht të hapë kamaren e gojës jo se është një ndër nxitësit por nuk e ka thënë një fjalë të vërtetë, por është një prej shembujve më të këqinj në historinë e shtetit shqiptar. I fundit që duhet të japë moral është kryetari kukull i opozitës Lulzim Basha. Është udhëheqësi i disa revolucioneve tëmbetura në tentativë, është mninistri i Brendshëm në masakrën e 21 janarit. Qeveria dhe kryeministria që vrau 4 protestues pa llogaritur sakatimin kafshëror të qindra të tjerëve,”-tha Rama.

  • 18:09

    Efektivi vrau Klodian Rashën, Rama: Shikoni Ina Nukun që humbi gishtat dhe 76 kolegët e plagosur, janë goditur në mënyrë kriminale


    Kryeministri Edi Rama ka krahasuar dhunën e qytetarëve në protestë me atë të efektivëve të policisë. Teksa bëri publike edhe dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, Rama bëri thirrje që të ktheheshin sytë nga Ina Nuku, efektivja që humbi gishtat dhe nga 76 kolegët e tjerë që kanë mbetur të plagosur në protesta. “Ndjesa i takon shtetit bashkë me angazhimin e zbardhjes së plotë. Drejtëisa ka nevojë për  të hetuar gjithçka. Drejtësia ka nevojë ta dëgjojë edhe atë. Sado e natyrshme është që në një rast të tillë emocioni del i fortë dhe është e domosdomshme që të humbasin qetësinbë dhe tëlëmë politikën që të ngushtojë rrugën. Me lejoni të bëj reflektimin tim. A ka qënë Policia e prirur që të tejkaloi ushrtrimin e forcës siç u akuzua nga Presidenti? A kanë shfaqur shenja vetëkënaqësie duke ndikuar negativisht? Përgjigjia ndihmon këto që do të jetë objektiv. Ose për të konfirmuar moslidhjen me Policinë e Shtetit me drejtuesit përfshirë edhe ministrin e Bredshëm. Shikoni Ina Nukën që humbi gishtat e dorës, sapo kishte nisur punën mu tek Parlamenti. Shikoni kolegët 76 të plagosur me kartelë nga goditjet me gurë dhe me sende të forta,”- tha Rama. 

  • 16:57

    Shkoi për ngushëllim tek familja Rasha! Premtimi që u bëri kryeministri: Ne na keni pranë, mezi prita të vija…s’më zinte vendi

    Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj. Mësohet se para familjes së të ndjerit, Rama ka shprehur ngushëllimet duke u siguruar për mbështetjen e tyre të plotë. Ndërkohë familjarët i kanë kërkuar që të vihet drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e ngjarjes. Pas kërkesës së familjarëve, Rama ka shtuar se do të qëndonte pranë tyre se mezi priste që të kthehej nga Amerika për t’i takuar.

    “Ne na keni pranë, unë jam shumë i pikëlluar dhe kjo që ka ndodhur është një fatkeqësi. Mezi kam pritur që të vija. Nuk më zinte vendi. Prokuroria do të zbardhë ngjarjen dhe të vërtetën,”- mësohet të ketë thënë Rama.

  • 15:14

    FOTO/ Rama me Spiropalin ngushëllojnë familjen Rasha, priten nga babai dhe dhëndri, kryeministri: Do të vihet drejtësi

    Kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia. Rama mbëriti në shtëpinë e të ndjerit në orën 14.45 minuta. Numri një i qeverisë bisedoi me babain e viktimës, Qazim Rasha, ndërsa ministrja për Shtetit, Elisa Spiropali ka takuar të ëmen brenda shtëpisë.

    Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe babait të viktimës Klodian Rasha, detaje që kryesocialisti pritet ti japë në orën 18:00, kohë kur ka lajmëruar një reagim zytar lidhur me ngjarjen.

  • 14:56

    U vra nga policia, kryeministri Edi Rama shkon për vizitë te familja e Klodian Rashës

    Edi Rama në familjen e Klodian Rashës

    Kryeministri Edi Rama ka shkuar në shtëpinë e Klodian Rashës, të riut që u vra nga policia dy ditë më parë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama ka rreth 15 minuta që ndodhet në shtëpinë e të riut. Ai gjithashtu ka komunikuar se do të ketë një njoftim zyrtar për qëndrimin e tij në orën 18:00.

Shto Koment