Politike

Rama e pranon! Tërhiqet nga padia për gazetën ‘BILD’: U njoha me shefat dhe kaluam bukur. Njerëzore!

Kryeministri Edi Rama tha se kishte takuar shefat editorialistë dhe për shkak të miqësisë që kishte krijuar me ta, vendosi që të tërhiqej nga padia. 
Featured image of article: Rama e pranon! Tërhiqet nga padia për gazetën ‘BILD’: U njoha me shefat dhe kaluam bukur. Njerëzore! Edi Rama
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se është tërhequr nga padia e tij ndaj gjermanes “BILD”, ku vitin e shkuar u publikuan përgjime, ku edhe pretendohej ndërhyrje në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 në vend.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri Rama me anë të një statusi në Twitter, ku edhe shkruan se në Konferencën e Sigurisë në Mynih kishte takuar shefat editorialistë dhe për shkak të miqësisë që kishte krijuar me ta, vendosi që të tërhiqej nga padia. 

Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre! Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!,”-shkruan Rama.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, gazetari që publikoi përgjimet, Peter Tiede tha se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar lidhur me procesin gjyqësor por ishte informuar nga mediat shqiptare se kreu i qeverisë ishte tërhequr nga procesi. Gjithashtu ai shtoi se kishte siguruar dëshmitarë dhe regjistrime të reja për të vërtetuar shkrimet e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri një i maxhorancës shqiptare, Edi Rama vendosi të padiste gazetarin gjerman Peter Tiede më 17 qershor, pikërisht ditën që ai publikoi përgjime të reja lidhur me dosjen 184, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të PS-së. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Përveç Ramës, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor pasi përgjimet e dy dosjeve 184 dhe 339 të publikuara nga Tiede janë në hetim.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment