Politike

Rama, Basha e Meta 3 orë para njëri-tjetrit në laptop, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Për herë të parë, Rama, Basha dhe Meta kanë diskutuar me njëri-tjetrin për rreth 2 orë me anë të teknologjisë.
Featured image of article: Rama, Basha e Meta 3 orë para njëri-tjetrit në laptop, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Mbledhja e KS

TIRANË– Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas dy orësh diskutime lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në vend. 

Për herë të parë, Rama, Basha dhe Meta kanë diskutuar me njëri-tjetrin për rreth 2 orë me anë të teknologjisë, pasi takimi fizik u anuluar për të parandaluar përhapjen e ndonjë infektimi të mundshëm me koronavirus. Mbledhja ishte paracaktuar që të fillonte në orën 12:00, megjithatë kryeministri Rama shpërndau foto rreth një orë më pas

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë është vendosur apo është diskutuar gjatë bisedës virtuale. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbledhja e KS vjen në kohën kur numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 146, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Krujë. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

 

Një Koment në “Rama, Basha e Meta 3 orë para njëri-tjetrit në laptop, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

  1. keta bashke me krye poshtersine jane bijete e armiqve te betuare te shqiperis e sollene kete vende ne keto kushte ku nuk ka perendi ca ti beje kure ne keto kohera te veshtira shikone familje qe po vuajne per buke pa le per fatkeqesine qe i ka rene botes maskarenjte qe si gjeka gje

Shto Koment