Aktualitet

Shkodër/ Tentoi t’i arratisej policisë duke hedhur armën, arrestohet 32-vjeçari i dënuar me 8 vite burg (VD)

Në momentin që i riu  ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

SHKODËR– Një 32 vjeç ka përfunduar në pranga, pasi  po qarkullonte me armë zjarri në qytet. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në momentin që i riu  ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër

Vijojnë kontrollet nga Policia për personat që qarkullojnë me armë zjarri në qytet.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili mbante armë zjarri pa leje.

Nga strukturat e D. V. P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe  një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment