Aktualitet

Protesta/ Policia kontrolle të rrepta në terren, kontroll dhe makinave të mediave

Policia me masa të rrepta ka kontrolluar të gjitha makinat që qarkullonin në afërsi të bulevardit, aty ku po zhvillohet protesta e opozitës së bashkuar. 
Featured image of article: Protesta/ Policia kontrolle të rrepta në terren, kontroll dhe makinave të mediave Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit para se të niste protesta ka bërë kontrolle të rrepta për të gjithë ata që afrohen në protestën e opozitës. 

Policia me masa të rrepta ka kontrolluar të gjitha makinat që qarkullonin në afërsi të bulevardit, aty ku po zhvillohet protesta e opozitës së bashkuar. 

Nga kontrollet nuk kanë shpëtuar dot as mediet, makinat e të cilave i janë nënshtruar kontrolleve. 

Këto masa të policisë janë bërë në kuadër të informacioneve se sot protesta mund të jetë e dhunshme dhe elementë kriminal mund të përfshihen në të.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment