Aktualitet

Prostitucion dhe vjedhje me dhunë, OFL “zbarkon” në Tiranë, u kërkon llogari për pasurinë 3 të dënuarve

Çlirim Marku dhe Spartak Muçaj,  të dy banues në Tiranë janë të dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni", ndërsa Manxahri është dhënuar për grabitje me dhunë.
Featured image of article: Prostitucion dhe vjedhje me dhunë, OFL “zbarkon” në Tiranë, u kërkon llogari për pasurinë 3 të dënuarve

TIRANË– Tre të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me dhunë do të duhet të japin llogari për pasurinë e tyre. OFL i ka çuar formularin e vetëdeklarimit, Çlirim Markut, Oltjan Maxharit, Spartak Muçajt.

Çlirim Marku dhe Spartak Muçaj,  të dy banues në Tiranë janë të dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, ndërsa Manxahri është dhënuar për grabitje me dhunë.

Të tre të dënuarit duhet t’u përgjigjen me shkrim OFL-së, brenda 48 orësh dhe formulari i tyre do t’i dërgohet SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 9 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

S. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment