Politike

Aplikimi për leje-dalje në E-albania, Rama: Kemi probleme, këto dy ditë Policia do jetë më tolerante

VIDEO
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë lidhur me problemet që qytetarët kanë hasur me regjistrimin dhe marrjen e lejes në portalin e-albania. Kreu i qeverisë tha se problem për marrjen e lejeve ka qënë një mungesë koordinimi mes portalit dhe kompanive telefonike. 
Featured image of article: Aplikimi për leje-dalje në E-albania, Rama: Kemi probleme, këto dy ditë Policia do jetë më tolerante Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, edhe pasditen e sotme, ka vijuar me ritualin e telefonatave me qytetarët, të cilët kërkojnë informacion lidhur me problemet e tyre në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se deri më tani Zyra e Urgjencës ka kontaktuar me më shumë se 16 mijë qytetarët që kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke i sqaruar apo duke i dhënë ndihmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu Rama ka kërkuar ndjesë lidhur me problemet që qytetarët kanë hasur me regjistrimin dhe marrjen e lejes në portalin e-albania. Kreu i qeverisë tha se problem për marrjen e lejeve ka qënë një mungesë koordinimi mes portalit dhe kompanive telefonike.

Duke marrë parasysh problemin e lindur nga moskoordinimi, numri një i maxhorancës u shpreh se në ditët e para Policia e Shtetit do të ketë një rol më sensibilizues dhe nuk do të fillojë menjëherë me masat ndëshkuese.

(k.m./dosja.al)

  • 19:29

    ‘Na e boj hallall se të kemi mërzit’/ Të moshuarës i vjen keq për Ramën, kryeministri i jep zemër: Jam i gjatë unë…

    Kryeministri Edi Rama ka telefonuar një të moshuar nga Kruja, e cila kishte kërkuar që të ndihmohej lidhur me ilaçet e saj pasi num mund të gjendeshin në Shqipëri. Në fund të telefonatës së saj, e moshuara i ka kërkuar ndjesë kryeministrit duke i kërkuar që t’i falë ata që e mërzisin.

    BISEDA:

    Rama: Alo, përshëndetje, Edi Rama jam

    E moshura: Faleminderit, Zoti të rujt o Zot i Madh. Unë kam kaluar infarkt dhe para dy javësh kalova në paralizë. Ilaçet që më kanë nisur çunat s’më kanë ardhur. Kam edhe një tjetër që bën 80 mijë lekë.

    Rama: Do interesohemi dhe do ta gjejmë patjetër.  Nesër do t’i sjellim në shtëpi

    E moshura: Faleminderit shumë, na e boj hallall se të kemi mërzit

    Rama: Nuk arrin mërzia tek unë se jam i gjatë

  • 20:00

    “Kam problem me gruan”, qytetari nuk bindet që i telefonon Rama: S’ma merr mendja që je Edi, të puth nga larg kushdo qofsh

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot me telefonatat me qytetarët dhe u ka kërkuar atyre që t’i tregojnë problemin. Një qytetar nuk është bindur që nga ana tjetër e telefonit ka qenë Rama, po i ka thënë se e puthte nga larg.

    Qytetari: Pronto

    Rama: Pronto, Edi Rama

    Qytetari: Ti je Edi Rama?

    Rama: Ai duhet të jem! Ke lënë një shënim, ke hall shëndetësor

    Qytetari: Kam problem gruan. Nga po më flet mua ti?

    Rama: Unë jam Edi Rama, po të flas në telefon, jam i ulur në zyrë.

    Qytetari: Unë të puth prej së largu

    Rama: Na puth

    Qytetari: Kam operuar gruan në nëntor, dhe që atëherë ka enjtje të paparë dhe nuk leviz dot fare

    Rama: Nesër në mëngjes do të vijnë mjekët në shtëpi

    Qytetari: Të përfaqsoj dhe ju puth po sma merr mendja që je Edi

    Rama: Hap televizorin dhe më shiko aty

  • 19:49

    “Kam vajzën studente, më ka mbetur në Turqi”, Rama ‘i pret krahët’ qytetarit: Kjo është luftë, nuk të ndihmojmë dot

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme me telefonat me qytetarët, ku dëgjon problemet e tyre. Sot ishte radha e Adritatikut për t’u telefonuar nga Rama, por problemi i tij nuk u zgjidh.

    Ai kishte bërë një ankesë tek Shqipëriaqëduam.al dhe kërkonte që të sillte vajzën se i kishte mbetur në Turqi, dhe pas mbylljes së kufijëve i ishte djegur dhe bileta, por Rama tha se për këtë problem nuk e ndihmonte dot.

    Rama: Adriatik!

    Adratiku: Si je?

    Rama: Unë shif e shkruj. Ke lënë një shënim aty?

    Adriatiku: Kam vajzën në shkollë në Turqi. Ne ia premë biletën por sot u anuluan fluturimet. A je në djeni për këtë problem? Si t’i sjellim këto fëmijë?

    Rama: Kjo është luftë, kufijtë janë mbyllur. Më vjen shumë keq që nuk të ndihmojmë dot për këtë. Të fala vajzës, ishalla e kalojmë bashkë sa më shpejt.

  • 19:36

    Shtrëngimet në masa, Rama: Ka një problem me lejet, Policia nuk do fillojë menjëherë me sanksionet

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Policia e Shtetit nuk do të fillojë menjëherë me zbatimin e masave ndëshkuesve për të gjithë qytetarët që do të qarkullojnë gjatë orarit të lejuar. 

    “Kemi komunikuar me mbi 16172 persona. Nëse kemi çuar sinjalin dhe nuk jeni telefonuar pak durim. Çdo shqetësim i juaji do të zgjidhet. Kam mbajtur shënim rastet që iu mbani asistencë. Janë të panumërta rastet po unë po i risjell për të thënë se çfarë spektri mbulojmë. Ka pasur një problem me e-albania, ka pasur një problem kordinimi me kompanitë celulare. Policia e Shtetit është e vetëdijëshme se duhet të jetë sa më sensibilizuese duke mos qënë ndëshkuese. Nuk e hedhim dot poshtë që ka pasur shumë pak problem dhe shkelje. Po i lë me kaq telefonatat, dhe iu them durim, durim, durim. Ne po bëjmë maksimimumin, dhe do t’ju vojmë nga pas. Ndjesë edhe njëherë ata që kanë pasur probleme me aplilkacionin online. Si sot si nesër Policia e Shtetit do jetë fleksibël pa filluar menjëherë me sanksionet,”-tha Rama.  

Shto Koment