Politike

Presidenti Meta s’ndryshon mendim: Marrëveshja tjetër e prish atë të 5 qershorit. Po plotësonim kushtin e parë të BE-së

VIDEO
Presidenti Ilir Meta u shpreh se nëse marrëveshja me opozitën e re do miratohet nga Kuvendi, automatikisht do të hedhë poshtë atë të 5 qershorit. 
Përditësuar:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur mendimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshimet në Kushtetutë.

Në fjalën e tij, presidenti u shpreh se nëse marrëveshja me opozitën e re do miratohet nga Kuvendi, automatikisht do të hedhë poshtë atë të 5 qershorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si president kam përshëndetur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshje u mbështet nga përfaqësuesit e Komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri. Reforma do të konsiderohej si kushti i parë i përmbushur. Marrëveshja tjetër e prish atë të qershorit dhe dëmton edhe ministrin tonë të Jashtëm edhe në cilësinë e tij si kreu i OSBE-së. Marrëveshja i hap rrugën përmbushjes të së parit prej 15 kushteve. Këto ndryshimi kushtetuese janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias dhe janë udhërrfyesi i vetëm në zgjedhje demokratike. Edhe OSBE Tiranë ka bërë me dije se është shumë vonë për ndryshime. Kuvendi nuk e ka legjitimitetin për të realizuar ndryshime kushtetuese. Kanë vetëm 82 deputetë legjitimë përfshihen edhe 3 deputetët e opozitës. Pas dorëheqjes në bllok të 58 deputetëve të opozitës së bashkuar. Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë. Kodi Zgjedhor nuk është respektuar në zëvëndësimin e mandateve. Kodi Zgjedhor e ndalon heqjen në bllok të mandateve dhe asnjë nuk u thirr në KQZ për të hequr dorë nga mandati,”– tha Meta.

Këtë dhe deklarata të tjera, presidenti Ilir Meta i bëri në një deklaratë për shtyp ku ka përsëritur mendimin e tij kundër lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Meta theksoi se kalimi i një marrëveshjeje të tillë në Kuvend do të “zeronte” atë të 5 qershorit. Më tej, kreu i shtetit u shpreh se “Zgjedhorja” mund të ishte e para pikë nga 15 të Bundestagut për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment