Politike

Presidenti Meta dërgoi tek “Venecia” Kodin Zgjedhor, Oliver Varhelyi mesazh direkt Ramës: Prisni opinionin e Komisionit…

  • Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Presidenti Meta kërkon opinionin e ‘Venecias (Pyetjet)
  • Rama i vendosur: Do votojmë sërish Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim!
  • Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, pak pas deklaratës për shtyp të presidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi se kishte kërkuar mendimin e ndërkombëtarëve, tha se priste që Shqipëria në 25 prill të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 
    Featured image of article: Presidenti Meta dërgoi tek “Venecia” Kodin Zgjedhor, Oliver Varhelyi mesazh direkt Ramës: Prisni opinionin e Komisionit… Oliver Varhelyi

    TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos i kalojë këtë të enjte në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Me anë të një reagimi në Tëitter, Varhelyi, pak pas deklaratës për shtyp të presidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi se kishte kërkuar mendimin e ndërkombëtarëve, tha se priste që Shqipëria në 25 prill të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor; Besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit të ndryshimeve për të marrë parasysh dhe këshillat e tyre. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021,”-shkruan komisioneri në reagimin e tij.

    Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk u dekretuan nga presidenti i Republikës pak ditë më parë, me pretendimin se ishin anti-kushtetuese dhe të njëanëshme. Pas kërkesës së opozitës së Bashkuar dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, Meta vendosi që të kërkonte në mënyrë urgjente opinionin e Komisionit të Venecias. Ndërkohë nga krahu tjetër politik, kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet e bëra do të kalojnë sërish. Por nuk ka reaguar ende pas deklaratës së eurodeputetit. 

    Por cilat janë ndryshimet e Kodit Zgjedhor kaq shumë të kontestuara nga opozita? 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndryshimet e Kodit Zgjedhor përcaktuan një prag kombëtar 1%, një rirenditje të listës të ndarë në dy pjesë, në pjesë e parë, bazuar tek vota preferenciale, me një prag brenda listës prej 10 mijë votash, për kandidatët që duhet të thyejnë listën e parë, një e drejtë për kryetarin e Partisë që të garojë në 4 zona, e po ashtu edhe kandidimin e partive në një listë të përbashkët dhe ndalimin e koalicioneve tradicionale. 


    LAJMI KRYESOR: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Meta kërkon opinionin e “Venecias”, Komisioneri Varhelyi mesazh direkt Ramës: Prisni! Kryeministri s’bën hapa pas: Kuvendi do rishprehet, s’humbasim asnjë ditë

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment