Mbledhje me drejtuesit e qarqeve/ Rama: Për Sazanin kemi vetëm një propozim që i bën mirë vendit, Porti i Durrësit është aset dhe qeveria aksionere
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot heroin e popullit, Vasil Laçi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Me anë të një njoftimi zyrtar, Presidenca ka njoftuar se dekorata pas vdekjes është dhënë për aktin e vetëflijimit të tij, pasi i riu u përpoq të vrasë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.
“Atdhetarit antifashist, që me aktin e tij heroik dhe vetëflijues u tregoi të gjithë shqiptarëve e veçanërisht rinisë, se rruga drejt lirisë dhe çlirimit të atdheut kalonte vetëm përmes fuqizimit të rezistencës së paepur ndaj pushtuesve dhe gatishmërisë edhe për sakrificën më sublime. Atentati i tij kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar”.
Më tej, Meta shkruan se i riu luftoi për lirinë e Shqipërisë, e cila në asnjë kohë nuk është e garantuar.
“I veshur me kostum kombëtar shqipëtar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm. Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë. Vasil Laçi mbetet hero edhe i ditëve të sotme. Duke i kujtuar brezave se liria nuk dhurohet por fitohet. Një liri, që nuk u fitua një herë e përgjithmonë dhe që nuk mund kurrë të jetë e tillë, por që duhet ruajtur dita-ditës ndaj çdo forme diktature apo tiranie. Ndaj çdo regjimi të çdo kohe që shtyp lirinë e fjalës, të mendimit, dhe të drejtave themeltare për të jetuar një jetë të denjë, sovrane dhe me integritet,“-është shprehur Meta.
Por kjo nuk është hera e parë që Meta dekoron Laçin, pasi të njëjtin titull ia dha më 31 dhjetor të vitit 2019. Nuk dihet arsyeja e dekorimit të dytë të heroit shqiptar, dhe rikthimi i ngjarjes nga Presidenca.
79 vite më parë, më 17 maj të vitit 1941, teksa Mbreti i Italisë dhe Perandori i Etiopisë, Viktor Emanueli III (që gjithashtu ishte pagëzuar edhe si Mbret i Shqipërisë pas dorëzimit të Kurorës së Skënderbeut më 14 prill të 1939-ës), kishte mbaruar vizitën e tij shtatëditore në Shqipëri dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në Rrugën e Durrësit, u qëllua disa herë me revolver në drejtim të tij nga një djalosh 19-vjeçar, me origjinë nga fshati Piqeras i Sarandës, i cili quhej Vasil Laçi. Mbreti Viktor Emanueli III-të shpëtoi paq pa u vrarë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputetja e PS-së, Arta Dade nuk është kursyer me akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe kryetarit, Edi Rama. Në një intervistë të dhënë për ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi në takim me ambasadorin e Britanës së Madhe, z. Duncan Norman. Gjatë takimit, u diskutuan 15 kushtet për integrimin n...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryetarit të PS-së dhe njëkohësisht kryeministrit të vendit, Edi Ra...
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen që Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriati...
LUSHNJE- I palodhur në rrjete sociale dhe në terren, të gjithë e dinë lidhjen e ngushtë të zv.kryeministrit Erion Braçe me zonën e tij elektorale.Por si ...
TIRANË– Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade ka qënë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “A Show” ku edhe ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëta...
Tiranë- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar projektin e parkut të energjisë diellore në Karavasta, deklaroi se qeveria ka vendosur që të nd...
TIRANË- Seanca plenare që do të mbahet ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë, ka shtyrë mbledhjen e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. ...
Tiranë– Disa deputetë të opozitës parlamentare kanë thirrur në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Interpelanca është...
Rrogozhinë- Kryetari i Partisë Demkoratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar takime me tregtarët e tregut Agro-Ushqimor në Rrogozhinë. Basha ka kryer inspekti...