Aktualitet

Preken me COVID-19 dy gjyqtarë, mbyllet për dy javë gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës

Infektime me COVID-19 edhe në Gjykata. Dy gjyqtarë nga Gjykata e Apelit në Durrës, kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi dhe kanë vendosur të pezullojnë punën për dy javë.
Featured image of article: Preken me COVID-19 dy gjyqtarë, mbyllet për dy javë gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës Foto ilustruese

DURRËS– Dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Durrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Për shkak të infektimit të tyre, Gjykata ka vendosur që të mbyllet për dy javë dhe të pezullojnë punën për të shmangur infektime të tjera.

Nuk dihet burimi i infektimit të dy gjyqtarëve, të cilët kanë shfaqur probleme vetëm me temperaturën dhe nuk kanë shprehur shqetësime të tjera. Ndërkohë pritet që i gjithë stafi i Gjykatës t’i nënshtrohet testimeve për të mësuar nëse janë infektuar apo jo.

Të njëjtin vendim për pezullim të punës, e ka marrë edhe Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, pasi për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar, gjyqtarët e Apelit në Durrës kanë ushtruar funksionin e tyre në të njëjtën godinë me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pritet edhe pezullimi i punës në Prokurorinë e Kavajës, në të cilën përjashtim do të bëjnë vetëm rastet e gjykimeve emergjente për të akuzuarit, të cilët mund të kërkojnë rishqyrtim të masës së tyre të sigurisë.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment