SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka rënë numri i qytetarëve që dalin në rrugë pa maska anti-COVID. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se në të gjithë vendin kanë vendosur 356 gjoba me nga 3000 lekë të reja. Ndërsa janë shoqëruar në Komisariat 7 të tjerë që nuk kanë paraqitur dokumentin e identifikimit. Të gjithë janë ndëshkuar me gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.
Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, punonjësit e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Shumica e qytetarëve, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë ditës së sotme i kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.
Edhe numri i qytetarëve që kanë tentuar t’i shmangen masës administrative duke mos i dhënë gjeneralitetet punonjësit të Policisë, kur janë konstatuar pa vendosur maskën, është ulur gjatë 24 orëve të fundit. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.
Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19.
Ndërkohë, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin dhe të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Javën e shkuar Dosja.al solli një artikull me “të djegurit” e Vettingut, të cilët e kanë kundërshtuar vendimin ndaj tyre duke kërkuar drejtësi. (Sh...
TIRANË– “Rama ik!”,- ishte thirrja që dëgjohej mbrëmjen e kaluar në një klub nate në kryeqytet. Të rinjve në Tiranë duket se u ka ardhur në majë të h...
TIRANË– 3 viktima dhe 281 raste të reja nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë nd...
Përmes sistemit Etias, Bashkimi Europian nuk rikthen vizat me Shqipërinë. Në një intervistë për Tv Klan, përfaqësuesi i delegacionit të bashkimit europian në Ti...
Fëmijët në Shqipëri mbeten ndër viktimat e para të shfrytëzimit seksual dhe trafikimit në vendet fqinje dhe Bashkimin Europian.Në raportin më të fundit të publi...
SHQIPËRI– Nuredin Dumani, që vetëm pak muaj më parë njihej si një tutor prostitutash në Francë, ka një tjetër ‘profesion’. Ai tashmë është vrasës serial, p...
GJIROKASTER– Një mësuese ndihmëse në shkollën 9-vjecare Avni Rustemi ne Libohovë rezulton pozitive me Covid-19.Mësohet se mësuesja me inicialet A.M nuk është pa...
SHKODER– Ka ndërruar jetë një punonjës i grupit të sigurisë në burgun e Reçit në Shkodër. Fatmir Deda, 40 vjeç humbi jetën pasi pësoi infark...
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka uruar për ditëlindje, Filip Çakulin, drejtorin e emisionit investigativ “Fiks Fare”.‘FILIP ÇAKULLI është një prej ...
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg” për 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se kreu atentat ndaj shefit të Policisë...