Sport

Policia e identifikoi me kamera, hodhi fishekzjarre gjatë derbit Tirana-Partizani, arresohet tifozi 26-vjeçar

26-vjeçari me iniciale A.B., lindur dhe banues te “Bregu i lumit” akuzohet për veprën penale “veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.
Featured image of article: Policia e identifikoi me kamera, hodhi fishekzjarre gjatë derbit Tirana-Partizani, arresohet tifozi 26-vjeçar Foto ilustruese

TIRANË– Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u identifikuar nga kamerat e sigurisë se hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”.

26-vjeçari me iniciale A.B., lindur dhe banues te “Bregu i lumit” akuzohet për veprën penale “veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Arrestimi i të riut është bërë 3 ditë më parë gjatë kohës që në stadium luhej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe proceduar penalisht tifozët që dëmtuan stolat në tribunat e stadiumit dhe që kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë.

Vihet në pranga 26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A. B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

 

Ndalimi i tregtimit të fishekzjarrëve u bë një vit më parë me një urdhër të përbashkët të tre ministrive, por dhe me ndryshimet ligjore në në Ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”.

Iniciativa e qeverisë për të ndaluar lëndët piroteknike dhe kapsollat u bë mor pas dëmtimit të efektives Ina Nuka gjatë protestës ë banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Sipas hetimeve një prej protestuesve i hodhi efektives një kapsollë në dorë,e cila shpërtheu dhe i preu asaj disa prej gishtave.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment