Politike

‘Hiqe atë telefon se…’/ Polici humb “toruan”, kërcënon me burg gazetarin Gjon Gjeka (Video)

Oficeri i krimit ekonomik në Policinë e Shkodrës Shpetim Dushku ka kërcënuar me burg gazetarin e A2CNN, Gjon Gjekën.

SHKODËR– Një polic ka kërcënuar me burg gazetarin e A2CNN, Gjon Gjekën. Incidenti mes tyre ka ndodhur pranë postbllokut të policisë në Kryebushat, teksa protestuesit e opozitës po niseshin drejt Tiranës.

Oficeri i krimit ekonomik në Policinë e Shkodrës Shpëtim Dushku, i veshur civil ka kërcënuar gazetarin pasi ky i fundit po filmonte kontrollet e bluve ndaj mjeteve të protestuesve.

Pjesë nga debati:

Gjon Gjeka: Do të të shoqëroj, do të vish me mua.
Shpëtim Dushku: Pse më bllokon mua në vendshërbimi?
Gjon Gjeka: Unë po të bllokoj ty?
Shpëtim Dushku: Mos ma përmend kryen e detyrës. Hiqe atë telefon se…

Në lidhje me ngjarjen janë vëvë në dijeni edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, të cilëve u është kërkuar që të distancohen nga sjella e rëndë.

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment