Aktualitet

Po ziheshin me grushta në një karburant, Policia ndërhyn t’i ndajë, i kthehen efektivëve

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në Shkozet, nga ku Policia mori një telefonatë se ndodhte një konflikt mes disa personave.
Featured image of article: Po ziheshin me grushta në një karburant, Policia ndërhyn t’i ndajë, i kthehen efektivëve Foto ilustruese

DURRËS– Dy persona janë arrestuar pasi kanë dhunuar efektivët e Policisë, pasi këta të fundit ndërhynë për të ndaluar një sherr mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në Shkozet, nga ku Policia mori një telefonatë se ndodhte një konflikt mes disa personave.

Partulla ka shkuar menjëherë për të ndaluar sherrin, por pikërisht në atë moment dy prej personave të përfshirë në konflikt M. H., 44 vjeç dhe 35-vjeçari F. H., i janë kthyer efektivëve të Policisë.

Pikërisht në këtë moment partulla ka kërkuar përforcime, duke bërë të mundur kështu të mundur arrestimin e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Policia ndërhyn për të parandaluar një konflikt mes disa personave, dy prej pjesëtarëve në konflikt kundërshtojnë me dhunë punonjësit e Policisë.

Policia ka neutralizuar dhe prangosur dy personat që goditën punonjësit e Policisë për shkak të detyrës.

Në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në Shkozet, në afërsi të një karburanti po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kur kanë mbërritur, dy prej personave të përfshirë në konflikt kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë pas ardhjes në ndihmë edhe të shërbimeve të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tyre.

Në përfundim të verimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment