Aktualitet

Plumba pas shpine, ekzekutohet me armë zjarri 33-vjeçari shqiptari në Greqi

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Athinë. 33-vjeçari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari” të Athinës.
Featured image of article: Plumba pas shpine, ekzekutohet me armë zjarri 33-vjeçari shqiptari në Greqi

GREQI– Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës.

Mësohet se viktima është George Gennimatas 33 vjeç, i lindur në vitin 1986 por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me vrasjen e tij.

Shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari” të Athinës. Pas plagosjes ai u dërgua me urgjencë në spital nga kalimtarë të rastit por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment