Aktualitet

Plas tritoli në Mamurras! Sulmohet banesa e vëllait të ish-prokurorit/ Policia jep INFORMACIONET e para: Vetëm dëme materiale, po punojmë të kapim autorin

  • I vunë tritol në derën e shtëpisë, zbulohet emri i pronarit të banesës
  • Pse u shënjestrua shtëpia e vëllait të ish-prokurorit, pistat që po heton Policia
  • Tritol në banesën e Shpëtim Ndrecës në Mamurras. Policia e Shtetit ka bërë me dije se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Dyshohet se ngjarja ka lidhur me profesionin e vëllait të tij. 
    Featured image of article: Plas tritoli në Mamurras! Sulmohet banesa e vëllait të ish-prokurorit/ Policia jep INFORMACIONET e para: Vetëm dëme materiale, po punojmë të kapim autorin Foto Ilustruese

    KURBIN– Tronditet Mamurrasi! Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45 një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në banesën e Shpëtim Ndrecës, Policia ka bërë me dije se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

    Sipas “Syri”, Ndreca ka një vëlla ish-prokuror, ndësa shtohet se është i ndarë nga bashkëshortja. Hetimet janë të ndara në këto dy pista por ende nuk ka një të dyshuar për vendosjen e tritolit. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    NJOFTIMI PARAPRAK:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kurbin/Informacion paraprak

    Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment