Aktualitet

Plas në Kamëz, mbështetësit e PS-së thyejnë xhamat dhe hapin dyert e Bashkisë (VD)

Mbështetësit e PS-së kanë thyer xhamat dhe kanë prishur bravën duke hapur derën në mënyrë që kryetari Rakip Suli të hyjë në zyrën e tij.

KAMËZ– Qytetarë dhe mbështetës të PS-së janë mbledhur para Bashkisë së Kamzës duke hapur dyert e saj.

Pasi kanë thyer xhamat dhe kanë prishur bravën, mbështetësit e PS-së kanë hapur derën në mënyrë që kryetari Rakip Suli të hyjë në zyrën e tij.

Pas hapjes së derës, kanë qënë Këshilltarët Bashkiakë ata që kanë hyrë të parët edhe pse kanë hasur rezistencën e punonjësve të administratës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa vlen për t’u përmendur se në momentin që mbështetësit e PS-së kanë mbërritur në ambientet bashkisë, kryebashkiaku tashmë në ikje Xhelal Mziu nuk ndodhej aty.

Ditën e sotme është betuar kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli. Paraardhësi i tij Xhelal Mziu edhe pse kishte paralajmëruar protesta, kishte liruar zyrën duke lënë gjithçka gati për Sulin. Socialisti tha se tre punët e tij të para do të ishin: përgatitja e shkollave, pastrimi dhe efiçenca e shërbimeve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment