Aktualitet

Vetëm pak metra larg hotelit ku u vra Lika e Gjergji, qëllohet me armë brenda makinës së tij Vasil Çela, plumbi e kapi në dorë. 40-vjeçari e mohon

Plagoset me armë zjarri Vasil Çela (Rama). 40-vjeçari është qëlluar në dorë, dje teksa kalonte në autostradën e fshatit Fushë Gjorm dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës. Ai u lirua sot nga spitali, ndërkohë që Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me ngjarjen.
Featured image of article: Vetëm pak metra larg hotelit ku u vra Lika e Gjergji, qëllohet me armë brenda makinës së tij Vasil Çela, plumbi e kapi në dorë. 40-vjeçari e mohon Foto ilustruese

KURBIN– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e djeshme, pak metra larg hotelit ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë natës është plagosur në dorë edhe një 40-vjeçar, i identifikuar si Vasil Çela (Rama).

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 40-vjeçari është qëlluar teksa po kalonte me mjetin e tij në mbikalimin e autostradës së Fushë Gjormit.

I riu, banues në Fushë Gjorm është dërguar që në atë moment në spitalin e Traumës për mjekim por ka dalë paraditën e sotme. Sipas Policisë, ende nuk është përcaktuar se me çfarë është shkaktuar plaga në dorën e Çelës dhe se vetë i dëmtuari ka mohuar që është qëlluar me armë zjarri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me plagosjen e ndodhur, Policia ka shkuar në vendngjarje, ku edhe janë gjetur 5 gëzhoja, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Gjithashtu të dhëna nuk ka as mbi të shkuarën e Çelës, duke lënë mister arsyet se përse kanë qëlluar për ta eliminuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment