Aktualitet

Sherr mes të rinjve brenda në lokal! Plas thika në Shkodër, plagoset 20-vjeçari, rëndë në spital (EMRI)

Mbrëmjen e djeshme, brenda një lokali në lagjen "Skënderbeg" në qytetin e Shkodrës mes dy të rinjve ka nisur një sherr, i cili ka degraduar në përdorimin e armëve. 
Featured image of article: Sherr mes të rinjve brenda në lokal! Plas thika në Shkodër, plagoset 20-vjeçari, rëndë në spital (EMRI) Foto ilustruese

SHKODËR– Plagosje me thikë në Shkodër. Mbrëmjen e djeshme, jashtë një lokali në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës mes dy të rinjve ka nisur një sherr me fjalë, i cili ka degraduar në përdorimin e armëve. 

Si pasojë ka mbetur i plagosur 20-vjeçari Emanuel Gjergj Gjergjndreaj. Deri më tani dihet se i riu ka marrë disa plagë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës është në gjendje të rëndë. Ndërsa autori me iniciale K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, është prangosur nga Policia e Shtetit.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me motivin që ka çuar në përplasjen fillimisht me fjalë dhe më pas me armë të ftohta mes dy të rinjve. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 01.08.2020, ku u plagos me mjet prerës një 20-vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se shtetasi E. Gj., është plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore intensive të bëra, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar konkretisht shtetasi K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment