Aktualitet

Humb jetën pas një konflikti për pronën Administratori i njësisë Kotë. Një tjetër i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kotë. Nga të shtënat është plagosur kryetari i njësisë Administrative dhe një 19-vjeçar. Argjil Gjoka ka humbur jetën në spital.
Përditësuar:

VLORË- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. 

Sipas informacioneve të para, mësohet se një prej të plagosurve është shtetasi me inicialet A.B., 19 vjeç. Po ashtu është plagosur edhe një tjetër person, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ai ka marrë plumb në gjoks dhe dyshohet se është kryetari i njësisë Administrative Kotë. Argil Gjoka ka marrë plumb në kraharor dhe nuk ka munbur të mbijetojë, duke humbur jetën në spital. 

Kryetari i Njësisë Administrative Kotë është Argjil Gjoka, 52 vjeç. 

(B.B & A.S/ Dosja.al)

  • 17:33

    Vrasja e administratorit Gjoka, dalin pamjet kur trupi transportohet në morg

    Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, humbi jetën pasi u plagos rëndë me një plumb në gjoks, pasi ndërhyri për të ndarë dy vëllezër në fshatin Mavrovë, të cilët po konfliktoheshin për pronën.

    Dosja.al ka siguruar pamjet e transportit të trupit të pajetë të 52-vjeçarit Argjil Gjoka në morg.

  • 15:26

    U plagos gjatë një konflikti pronësie, ndërron jetë kryetari i njësisë Administrative Kotë (EMRI)

    Pamje nga Spitali i Vlorës

    Pas plumbit të marrë në kraharor gjatë ndërhyrjes për të ndarë një konflikt pronësie në fshatin Mavrovë, ka ndërruar jetë kryetari i njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.

    Burime i thanë Dosja.al se Gjoka ka ndërruar jetë në sallën e operacioni, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

    Gjoka u plagos rëndë gjatë një konflikti pronësie të disa banorëve në fshatin Mavrovë. I ndjeri Gjoka ka ndyrhyrë për të ndarë banorët, por ka marrë një plumb në kraharor, i cili ka sjellë edhe humbjen e jetës së tij.

    Kujtojmë se para një viti ka humbur jetë edhe paraardhësi i tij Fatmir Hodo.

  • 15:20

    Vritet me armë kryetari i njësisë Administrative Kotë, dalin detajet e para: Ndërhyri në një konflikt për pronën

    Ngjarja mbetet ende e paqartë, ndërsa burime nga policia konfirmojnë se gjithçka ka ardhur pas një konflikti për shkak të rrugës qe po hapej në atë zonë.

    Gjoka kryetar i njësisë administrative Kote ka qenë në vend për të ndihmuar për hapjen e rrugës, si përfaqesues i Bashkisë Selenicë.

    Punimet që po kryeheshin kanë qenë shkak i konfliktit  mes anëtarëve të familjes Bejtaj dhe fadromistit, ku  Administratori lokal, Argjil Gjoka ka ndërhyrë për të sqaruar situatën, por nga një prej tyre është qëlluar me armë.

Shto Koment