Aktualitet

Plagosi 28-vjeçarin me armë, finalizohet “Stadiumi”, kapet për 4 minuta i riu nga Shijaku, ishte shpallur në kërkim

Rreth një muaj më parë, pas një sherri banal ka plagosur me armë zjarri, 28-vjeçarin Henri Isai. 28-vjeçari Isai, u plagos në këmbë dhe ia hodhi paq.
Featured image of article: Plagosi 28-vjeçarin me armë, finalizohet “Stadiumi”, kapet për 4 minuta i riu nga Shijaku, ishte shpallur në kërkim Foto ilustruese

SHIJAK– Policia e Shtetit ka finalizuar operacinin e koduar “Stadiumi”, ku në kushte të larta sigurie është arrestuar Alvaro Jashari, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje.

Në një njoftim zyrtar, Policia ka dhënë detaje nga operacioni duke theksuar se 34-vjeçari është arrestuar për 4 minuta pasi paraqiste rrezikshmëri shoqërore. Rreth një muaj më parë, pas një sherri banal ka plagosur me armë zjarri, 28-vjeçarin Enri Isai. 28-vjeçari Isai, u plagos në këmbë dhe ia hodhi paq, fatmirësisht pa pasoja të rënda për shëndetin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shijak

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stadiumi”.

Operacioni nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie.

U vu në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ngjarje e ndodhur te stadiumi në Shijak, më datë 30.05.2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

34-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stadiumi”.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në harkun kohor prej katër minutash, nga shërbimet e Policisë të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi:

A. J., 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E. I., 28 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment