Politike

Pjesë e përgjimeve të BILD, reagon Pjerin Ndreu: Është komunikim normal në strukturat tona

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu është shprehur se në përgjimet e publikuara nga BILD nuk po bisedon për shit-blerje vote.
Featured image of article: Pjesë e përgjimeve të BILD, reagon Pjerin Ndreu: Është komunikim normal në strukturat tona Pjerin Ndreu

TIRANË– Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me përgjimet e BILD lidhur me dosjen 184. Me anë të një postimi në Facebook, Ndreu shkruan se përgjimet e bisedës së tij nuk kishin lidhje me shit-blerjen e votave.

“Është komunikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet t’u kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë,”- shkruan Ndreu.

Postimi i plotë i Ndreut:

Gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale.

Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment