Politike

BILD i plasi bombën me përgjime, reagon për herë të parë Vangjush Dako: S’kam koment

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar për Dosja.al pas publikimit të përgjimeve nga BILD. Dako tha se nuk kishte asnjë koment.
Featured image of article: BILD i plasi bombën me përgjime, reagon për herë të parë Vangjush Dako: S’kam koment Vangush Dako

DURRËS– Pas publikimit të përgjimeve të BILD, për Dosja.al ka reaguar edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. I pyetur nëse audiopërgjimet e publikuara nga prestigjozia gjermane ishin të vëreteta, Dako tha se nuk kishte asnjë koment.

‘Nuk kam asnjë koment,’- tha Dako.

Ndërkohë në një tjetër reagim pak më vonë, kryebahskiaku është shprehur se biseda e tij me Avdylajn nuk tregon asgjë dhe se është diçka absurde.

Kryebashkiaku thotë se telefonin do t’ja hapë çdo qytetari.

“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam kryetar bashkie dhe telefonin do t’ia hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike,”- mësohet të ketë thënë Dako.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(k.m/dosja.al)

  • 18:29

    Biseda “zemre” me Kokën e grupit të Shijakut, Dako: Absurde, unë ia hap telefonin çdo qytetari

    Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar sërish pas publikimit të përgjimeve nga gazetari i Bild.

    I pyetur nga Ora News, Dako është shprehur se se biseda e tij me Avdylajn nuk tregon asgjë dhe se është diçka absurde.

    Kryebashkiaku shprehet se telefonin do t’ja hapë çdo qytetari.

    “I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam kryetar bashkie dhe telefonin do t’ia hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike,”– mësohet të ketë thënë Dako.

Shto Koment