Aktualitet

Tentoi të vriste shefin e policisë 13 vite më parë, Gjykata cakton “arrest me burg” për Florenc Çapjen

Gjykata e Elbasanit ka rikonfirmuar masën "arrest me burg" për Florenc Çapjen, i cili akuzohet se tentoi të vriste shefin e policisë, Fadil Memën 13 vite më parë. Masa iu dha në mungesë edhe dy të arrestuarve të tjerë: Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “arrest me burg” për Florenc Capjen, Etien Canit dhe Ervis Bardhit. Gjykata e Elbasanit pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë shefin e policisë, Fadil Memën.

I pranishëm në sallë, ishte vetëm Çapja si një prej të arrestuarve të mega-operacionit në Elbasan disa ditë më parë, ndëra për dy të tjetër masa është komunikuar në mungesë.

Seanca, e cila zgjati rreth një orë, është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të lartë të forcave të policisë.

Florenc Çapja është personi që tentoi të vrasë me armë zjarri ish-policin Fadil Mema. Për të, gjykata ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat penale, “Vrasje me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çapja ka ndodhur 13 vite më parë, më 30 Janar të 2006-ës. Në atë kohë Mema u plagos në sy të familjarëve të tij. Ndonëse Çapja u shoqërua disa herë në polici, në asnjë moment nuk u arrestua për shkak të mungesës së pronave.

Dyshimet ishin se atentati ndaj Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i Fadil Memës, u akuzua për vrasjen e Sokol Çapajt, xhaxhait të Florencit duke nisur sagën e hakmarrjeve.

Menjëherë pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 Mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët ku kishte nisur jetën si shpërndarës gazetash.

Masa e arrestit ndaj Capajt, është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në 2006, ndërsa hetimet vijojnë për të parë nëse Çapaj do të jetë po ashtu i përfshirë në atentatin ndaj Memës në Itali.

Operacioni “Krasta” i zhvilluar në Elbasan çoi në prangat e 10 personave, mes të cilëve edhe Florenc Çapja. Florenc Çapja e 9 të tjerë u arrestuan për vrasje e drogë. Nga hetimet e fisit Çapja zbuluan edhe korrupsionin e ndodhur nga anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në pranga 7 persona për korrupsionin në AMA, dhanë licensë kabllori Çapjave. Në kërkim janë shpallur edhe 5 persona të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment