Politike

“O shqipe, mos fluturoni me zarzavate se s’ka negociata”/ Rama: Detin s’ka kush e merr, sa të jem unë… Keni marrë frikën e Lulit, ai s’më takon dot!

VIDEO
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka asnjë negociatë me Greqinsë, pasi ato janë pezulluar që prej ndryshimit të qeverive ne vendin fqinjë, megjithatë ka shtuar se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë. 
Featured image of article: “O shqipe, mos fluturoni me zarzavate se s’ka negociata”/ Rama: Detin s’ka kush e merr, sa të jem unë… Keni marrë frikën e Lulit, ai s’më takon dot! Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, ka siguruar të gjithë se nuk do të merret asnjë vendim që do të cënojë Shqipërisë. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se nuk ka asnjë negociatë me Greqinsë, pasi ato janë pezulluar që prej ndryshimit të qeverive ne vendin fqinjë, megjithatë ka shtuar se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Ju kapni ça të kapni për sa kohë keni truppeshq që e hanë karremin tuaj dhe të Salit, Lulit dhe të Monikës që këtu ka ardhur dita për të mbrojtur detin. Dua që thjesht t’ju lutem mos u bëni qesharakë. Detin dilni dhe mbrojeni atje ku ka peshq që votojnë. Dilni kapini dhe futini në rrjetë. Detin e Shqipërisë, fjala e kryeministrit të Greqisë nuk ka lidhje me Shqipërinë. Dhe që ta dini ju, që e doni shumë Shqipërinë, nuk ka hapësirë fizike, nuk ka hapësirë për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve. Ajo buron nga Konventa Ndërkombëtare. Është për të gjitha vendet. Çdo vend që ka mundësi, mund ta bëjnë. Aty ku nuk e kanë shtetet duhet të negociojnë. Negociatat kanë ndaluar o shqipe që fluturoni lart, me zarzavate. Nuk ka negociata që nga ndryshimi i qeverive. Nuk ka marrëveshje o shqipe. Mos më ndërprit më se më je bërë si zhurmuesi i Jugosllavit. Mos u bëni qesharakë para fëmijëve duke mbrojtur detin nga asgjëja. Ne e rrëzuam marrëveshjen, s’mund të jemi ne ata që ta ribëjmë. S’ka sesi të jemi. Fjalën shitje mos e përdorini vend e pavend për çdo gjë. Se nuk funksionon. 12 milje nuk është kamion që ka kaluar natën, nuk është më nga ajo kohë. Deti nuk fuksionin si trau i doganave. Dhe del pastaj pala tjetër dhe thotë po shtrihemi ne se na erdhi kamioni. Viti 2020! Ka njëmijë gjëra për të bërë opozitë, ku i gjeni këto? E çoroditët këtë pjesë të popullit që iu beson verbërisht. Të paktën ju që jeni këtu, mos flisni si ata që ikën për çdo gjë. Deti është aty nuk ka kush e merr. Sa të jem unë në këtë detyrë, cënim interesash kombëtare… kurrë! Nuk është faji im që besoni se mund të fitoni kundër Serbisë duke qëlluar në ajër. Nuk është faji im. Ju demokratët e mëdhenj keni frikë nga takimet. Mos merrni frikën e Lulit. Luli ka frikë të takohet me mua. Takimet janë pozitive edhe në luftë.

Kjo deklaratë u bë ditën e sotme në Kuvend. Pas një muaji pushime, deputetë dhe ministrat janë kthyer në Parlament për sesionin e fundit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Opozita ka shprehur shqetësimin për kërkesën e Greqisë për zgjerim për 12 milje në detin Jon. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, është zotuar se deti nuk preket. Nuk kanë munguar as komentet për takimin e delegacioneve Kosovë-Serbi në SHBA.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment