Aktualitet

Nxorrën foto të armëve nga superaksioni i Elbasanit, pezullohen edhe dy zyrtarë të tjerë

Të katërt oficerët e Policisë akuzohen se kanë nxjerrë inforamcionin sekret për depon e armëve që u gjetën në 1 korrik në aksin Elbasan-Paper.
Featured image of article: Nxorrën foto të armëve nga superaksioni i Elbasanit, pezullohen edhe dy zyrtarë të tjerë Bilal Semanaj, armët e sekuestruara në Elbasan dhe Albion Xhitoni

ELBASAN- Ka shkuar në katër numri i të pezulluarve për publikimin e informacionit për depon e armëve në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se të pezulluar janë shefi i komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj dhe shefi i krimeve në Cërrik, Albion Xhitoni.

Por këta të dy nuk janë të vemtit e pezulluar pasi sot në mëngjes janë larguar përkohësisht nga detyra dhe dy ofiecërët Edi Gjyli dhe Eduart Hasanaj.  Të katërt oficerët e Policisë akuzohen se kanë nxjerrë inforamcionin sekret për depon e armëve që u gjetën në 1 korrik në aksin Elbasan-Paper.

Armatimet i përkasin prodhimit francez dhe belg, të cilët përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Kjo bazë armatimi besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan. Të pezulluarve u janë sekuestruar telefonat, ndërsa në hetim administrativ janë edhe dy specialistë të kriminalistikës, por pa masë pezullimi. Në kërkim për arsenalin e armëve, është Ilir Beko, pronari i karburantit “Eldio Petrol”, në ambientet e të cilit, në një magazinë, policia gjeti armët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment