Rajoni

Numërohet edhe vota e fundit në Kosovë, tashmë është zyrtare, Vetëvendosja forcë e parë

Tanimë për krijimin e qeverisë së re pritet një koalicion mes dy forcave politike për të arritur pragun e shumës, me 61 deputetë.
Featured image of article: Numërohet edhe vota e fundit në Kosovë, tashmë është zyrtare, Vetëvendosja forcë e parë

KOSOVË– Mbyllet zyrtarisht numërimi në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë.

Në zgjedhjet e zhvilluara disa ditë më parë Vetëvendosja e Albin Kurtit mori 202 mijë e 968 vota që do të konvertohen në 31 deputetë. Forca e dytë doli LDK, e drejtuar nga Vjosa Osmani me 197 mijë e 702 vota.

Partia NISMA+AKR nuk e kapin pragun për 324 vota por nëse votat e diasporës kapin 7% atëherë, ata marrin 6 vende në Parlament

Tanimë për krijimin e qeverisë së re pritet një koalicion mes dy forcave politike për të arritur pragun e shumës, me 61 deputetë. Edhe pse Kurti ka ftuar publikisht për koalicion LDK-në, ende nuk ka marrë një përgjigje nga e para kandidate grua për kryeministre. 

Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia për një koalicon mes LDK-së dhe PDK-së, duke llogaritur edhe karriget e marra nga Lista Serbe.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment