Aktualitet

‘Furtunë’ në Kadastrën e Vlorës, ikin edhe 4 juristë/ Shpëton nga ‘djegia’ vetëm drejtori i ri

Katër juristët e shkarkuar janë: Besmira Xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj dhe Ermal Hoxha.
Featured image of article: ‘Furtunë’ në Kadastrën e Vlorës, ikin edhe 4 juristë/ Shpëton nga ‘djegia’ vetëm drejtori i ri Kadastra e Vlorës

VLORË– Vazhdon “furtuna” në Kadastrën e Vlorës. Ditën e djeshme u shkarkuan 4 juristë dhe 19 punonjës të tjerë kanë marrë vërejtje. (Lexo këtu) Kjo pasi ata nuk kishin zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë për mosregjistrimin e një prone. Të shkarkuar janë Besmira Xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj dhe Ermal Hoxha. Të gjithë janë thirrur në Tiranë, ku edhe u është komunikuar vendimi i shkarkimit nga detyra. I vetmi që deri më tani ka shpëtuar, është drejtori i sapoemëruar Alteo Nazeraj. 4 juristët e shkarkuar janë gjithashtu pjesë e listës që ish-drejtori, Florjan Almadhi kishte vënë nën hetim përmes një urdhëri të brendshëm, ku kërkonte verifikime për tjetërsimin e pronës së një qytetari në Jalë. (Lexo këtu).

Duket se i vetmi që ka shpëtuar nga “tërheqjet e veshit” dhe nga shkarkimi deri më tani është drejtori i sapoemëruar Alteo Nazëraj, ku i fundit zëvëndësoi në detyrë Florjan Almadhin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëndrejtori Klodian Troçi u zëvendësua nga Krenar Xhemali, Ardian Musta u zëvendësua nga Elona Hodaj.  E gjitha nisi nga denoncimi i një qytetari, i cili u shpreh për moszbatimin e vendimit të gjykatës së lartë për regjistrimin e një prone. Drejori, nëndrejtorët dhe disa juristë u dorëhoqën ose u shkarkuan në harkun e dy ditëve nga publikimi i rastit. Ndërsa 23 punonjës të tjerë janë marrë nën hetim për mosmarrjen në shqyrtim të dosjes me numër 246 dhe me akuzën e tjetërsimit të pronave.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment