Aktualitet

“Shkelën Aktin Normativ”, Policia e Vlorës gjobit 2 biznese: S’fikën muzikën pas orës 20:00, njëri ishte ndëshkuar dhe pak ditë më parë

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se në Vlorë është gjobitur një administrator lokali me 1 milionë lekë dhe në Sarandë me 3 milionë lekë. 
Featured image of article: “Shkelën Aktin Normativ”, Policia e Vlorës gjobit 2 biznese: S’fikën muzikën pas orës 20:00, njëri ishte ndëshkuar dhe pak ditë më parë Foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka gjobitur sot dy biznese, të cilët kishin thyer Aktin Normativ duke mos ndaluar muzikën pas orës 20:00. Në një njoftim për mediat, blutë e Vlorës bëjnë me dije se në Vlorë është gjobitur një administrator lokali me 1 milionë lekë dhe në Sarandë me 3 milionë lekë. 

Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës”, shton policia. Më tej në njofton sqarohet se do të vijojnë kontrollet dhe u bën thirrje pronarëve të bizneseve të zbatojnë masat kundër përhapjes së COVID-19. 

“Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë. Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës. Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, është ky njoftimi i plotë i forcave të rendit. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment