Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, të rinjtë qëllojnë në ajër, asnjë i lënduar

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar dhe që fatmirësisht nuk ka lënë pas të lënduar apo dëme materiale. 
Featured image of article: Të shtëna me armë zjarri në Durrës, të rinjtë qëllojnë në ajër, asnjë i lënduar Foto ilustruese

DURRËS– Të shtëna me armë zjarri në Durrës. Disa të rinj, pas një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, duke vënë në panik të gjithë zonën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar dhe që fatmirësisht nuk ka lënë pas të lënduar apo dëme materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po mbledh prova e dëshmi që mund të ndihmojnë për të vënë në pranga autorët. Këto krisma vijnë një ditë pas atentatit të frikshëm në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini, por këtë herë, pa pasoja.

(k.m;f.m/dosja.al)

Shto Koment