Aktualitet

Nuk ka më paralajmërime! Ashpërsohet Kodi Penal për ata që shkelin karantinën: 15 vite burg për atë që ‘shpërndan’ koronavirusin

  • Shqiptarët mund të bëjnë pazar, Rama: Burg për shkelësit!
  • Nëse thyerja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Por nëse nga thyerja e karantinës shkakton vdekjen e personit tjetër, dënimi mund të shkojë nga 5-15 vite burg.
    Featured image of article: Nuk ka më paralajmërime! Ashpërsohet Kodi Penal për ata që shkelin karantinën: 15 vite burg për atë që ‘shpërndan’ koronavirusin Foto ilustruese

    TIRANË– Ashpërsohen ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për të gjithë qytetarët që shkelin rregullat e karantinës. Kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me një gjobë prej 700 mijë lekësh, por rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie.

    Nëse thyerja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Por nëse nga thyerja e karantinës shkakton vdekjen e personit tjetër, dënimi mund të shkojë nga 5-15 vite burg. Ky është dënimi më i rëndë i parashikuar, ndrërsa shkeljet e tjera variojnë nga disa muaj deri në 5 vjet heqje lirie.

    Kliko KËTU pë të lexuar draftin e plotë

    Kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Të gjitha ndryshimet e reja në Kodin Penal, janë propozuar nga deputetja Edlira Bode dhe do të hidhen për diskutim të parat në seancën plenare, që do të zhvillohet më 16 prill.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal ka folur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka pranuar një lehëtësim të mundshëm masash, por vetëm në rastin kur ndëshkimi do të kushtojë lirinë e qytetarëve ‘rebelë’.

    Por si pasqyrohet situata në vend?

    Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment