Politike

Nuk e bindi Bashën për ta futur në listë, Klevis Balliu ende nëpër Gjykata: Sallat nuk dalin për gjyqet e mia…

Sipas tij, politika po përfshihet në çështjet e drejtësisë dhe ky është një presion politik për t’i mbajtur sot banorët e unazës nën një presion të vazhdueshëm sepse janë dhe zgjedhjet në datën 25 prill.
Featured image of article: Nuk e bindi Bashën për ta futur në listë, Klevis Balliu ende nëpër Gjykata: Sallat nuk dalin për gjyqet e mia… Klevis Balliu

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dalë sërish para Gjykatës për të marrë pjesë në gjyqin e radhës lidhur me çështjen e “Astirit”. Për gazetarët e pranishëm ai është shprehur se beteja nuk do të mbyllet deri në momentin që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, ndërsa se komentoi në asnjë moment lënien e tij jashtë listave të kandidatëve.

Kjo përkthehet në një aferë qesharake, të kesh qindra gjyqe për të njëjtën akuzë dhe të mos ketë asnjë provë, asnjë fakt se çfarë do vërtetojnë këta ? A kemi qenë ne në protestë? Gjithë ditën kemi qenë dhe shumë mirë kemi bërë sepse ishim për një çështje të drejtë dhe u vërtetua se si po vidheshin qytetarët dhe po arrestoheshin. Ndërkohë këta banditët që i kanë vjedhur nga Edi Rama e gjithë aleatët e tij vazhdojnë akoma në pushtet,”-tha Balliu/ 

DEKLARATA E PLOTË:

Këtu janë bërë qindra çështje dhe ne nuk e dimë pse kemi hyrë në gjyq, të vetmit që po arrestohen janë banorët e unazës.

Protestuesit e unazës për një aferë që i ka dalë boja deri në Amerikë dhe nuk ka asnjë të arrestuar për këtë. Drejtori Afrim Qendro për këtë aferë korruptive u promovua u çua në Vlorë, Damian Gjiknuri, sponsorizues i kësaj afere korruptive deputete në Vlorë, Dallëndyshe Bici deputete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e aferës korruptive tek Unaza e Re janë shpërblyer. Pse? Ishin paratë, morën paratë, shkatërruan shtëpitë për të bërë pallate dhe rruga do mbetet ajo që ka qenë. Ndryshimi i vetëm është mbikalimi që nuk prekte shtëpitë, por aty është bërë vetëm për të ndërtuar pallatet.

Kjo përkthehet në një aferë qesharake, të kesh qindra gjyqe për të njëjtën akuzë dhe të mos ketë asnjë provë, asnjë fakt se çfarë do vërtetojnë këta ? A kemi qenë ne në protestë? Gjithë ditën kemi qenë dhe shumë mirë kemi bërë sepse ishim për një çështje të drejtë dhe u vërtetua se si po vidheshin qytetarët dhe po arrestoheshin. Ndërkohë këta banditët që i kanë vjedhur nga Edi Rama e gjithë aleatët e tij vazhdojnë akoma në pushtet.

Ish-deputeti Klevis Balliu, një prej zërave më aktive në protestën e Astirit që zgjati për më shumë se 1 vit, u la jashtë listave për kandidatë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Deri më tani, Basha nuk ka dhënë asnjë shpjegim për lëvizjen e bërë, ndërsa as Balliu nuk e ka kontestuar zgjedhjen e kryedemokratit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment