Aktualitet

Nuk pranon të shtrohet në spital/ Neritan Ceka dhe bashkëshortja infektohen me COVID, arkeologu merr oksigjen në shtëpi

Arkeologu Nerian Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes. Megjithatë nuk ka detaje të tjera për gjendjen e tij. 
Featured image of article: Nuk pranon të shtrohet në spital/ Neritan Ceka dhe bashkëshortja infektohen me COVID, arkeologu merr oksigjen në shtëpi Neritan Ceka, arkeolog

TIRANE– Politikani dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga burime të TvT”, të cilët bëjnë me dije se arkeologu po mjekohet në shtëpi pasi nuk ka pranuar që të shtrohet në spital për të marrë trajtimin e specializuar mjekësor.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se përveç trajtimeve me medikamentet anti-Covid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes. Megjithatë nuk ka detaje të tjera për gjendjen e tij.  Gjithashtu është bërë me dije se pozitiv me COVID-19 ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, e cila gjithashtu po kurohet në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se muaj më parë Ceka shpërtheu në mallkime, duke bërë xhiron e rrjetit, për të gjithë ata që votonin në zgjedhjet e qershorit të shkuar për Bashkitë e vendit. Ndërsa së fundmi Ceka, reagoi ashpër kundër deklaratës së kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi, i cili tha se qyteti antik i Bylisit ishte grek. 

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment