Politike

Negociatat, presidenti i KE-së Donald Tusk javën e ardhshme në Shqipëri

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit ku edhe do të diskutojë për çëshjen e negociatave.
Featured image of article: Negociatat, presidenti i KE-së Donald Tusk javën e ardhshme në Shqipëri

TIRANË– Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Mësohet se Tusk do të mbërrijë në Tiranë më 17 shtator. 

Gjatë vizitës së tij, Tusk do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit ku edhe do të diskutojë për çëshjen e negociatave.

Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Gjermani ku edhe takoi kancelaren Angela Merkel. Lidhur me vizitat, Rama u shpreh i inkurajuar nga takimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment