Aktualitet

Dekonspironte aksionet e policisë, i dënuar me burg, arrestohet në Shkodër ish-efektivi i FNSH-ve

  • ‘Kam vajzën me kancer’/ Me lot në sy, çfarë thoshte ish-efektivi Loci
  • Loci ishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Shkodër pasi akuzohej se dekonspiroi aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike.
    Featured image of article: Dekonspironte aksionet e policisë, i dënuar me burg, arrestohet në Shkodër ish-efektivi i FNSH-ve Ardian Loci

    SHKODËR–Ish-efektivi i FNSH, Ardian Loci, është arrestuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim. Loci ishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Shkodër pasi akuzohej se dekonspiroi aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike.

    Gjatë seancave të tij gjyqësore, Loci ka folur për gjendjen e tij të vështirë ekonomike por pa e pranuar asnjëherë akuzën.

    Shkodër/ Njoftimi i policisë:

    Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

    Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

    Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

    Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment