Aktualitet

Në kërkim për kultivim droge dhe posedim armësh, arrestohet 28-vjeçari në Mat

Një 28-vjeçar është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Featured image of article: Në kërkim për kultivim droge dhe posedim armësh, arrestohet 28-vjeçari në Mat Foto ilustruese

MAT- Policia e Matit ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë i riu me iniciale A. Gj., banues në Burrel.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “German”, i ndjekur me metoda speciale.

Operacioni për kapjen e personave në kërkim.

Kapet 28-vjeçari i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor “German”, si rezultat i të cilit u kap dhe arrestua shtetasi i shpallur në kërkim A.Gj., 28 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga Policia për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në muajin korrik 2019, ky shetas në afërsi të banesës së tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin German, ka tentuar të kultivojë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, në kubikë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe vegla të ndryshme për pastrimin e armëve të zjarrit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment