Aktualitet

Grabitet dhe më pas digjet një shtëpi në Delvinë, pronari: E kemi bërë me mund e djersë, s’i kemi rënë në qafë njeriu, ma vodhën edhe në 2018

Mësohet se pre e kësaj grabitje ka rënë një banesë, e cila pas vjedhjes është djegur nga autorët.
Featured image of article: Grabitet dhe më pas digjet një shtëpi në Delvinë, pronari: E kemi bërë me mund e djersë, s’i kemi rënë në qafë njeriu, ma vodhën edhe në 2018 Foto ilustruese

DELVINË- Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Delvinë. Mësohet se pre e kësaj grabitje ka rënë shtëpia e dy vëllezërve, e cila pas vjedhjes është djegur nga autorët. Ngjarja ka ndodhur në Rusan të Delvinës. Ndërsa, pronari i shtëpisë shprehet se kjo nuk është hera e parë që u grabitet shtëpia, pasi edhe në vitin 2018 ua kishin vjedhur shtëpinë. Jorgo Stavro dhe Aqi Gjini e përdornin banesën për të kaluar natën kur punon në tokën me ullinj

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E kemi bërë me  mund e me djersë, nuk i kemi rënë në qafë njeriu. Na morën në telefon dhe na thanë që është djegur banesa.Nuk kam ardhur të krijoj konflikte,por të shoh punën time. Edhe në vitin 2018 ma vodhën shtëpinë. Kam bërë gabim që jam kthyer, duhet të rrija në Greqi”, shprehet pronari i shtëpisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment