Politike

Ndryshimet në Kushtetutë, presidenti Meta me gjuhë të ashpër: Të papranueshme! Rama ftoi popullin në përballje

Presidenti Ilir Meta e cilëson votimin e sotëm si një akt antikushtetues dhe të papranueshëm, duke "parashikuar" se një veprim i tillë do të minojë të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Featured image of article: Ndryshimet në Kushtetutë, presidenti Meta me gjuhë të ashpër: Të papranueshme! Rama ftoi popullin në përballje Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër sa i përket votimit të bërë sot në Kuvend për ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese. Meta e cilëson votimin e sotëm si një akt antikushtetues dhe të papranueshëm, duke “parashikuar” se një veprim i tillë do të minojë të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave të patjetërsueshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre.  Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë. Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund!,“-shkruan Meta. 

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm! Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane. Asnjë bandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti. Presidenti i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave të patjetërsueshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre.  Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë. Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund!


Lajmi kryesor: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ BE: Vazhdoni dialogun për zbatimin. Basha: Nuk i njohim! Meta: Akt i papranueshëm… Rama: Ejani në KP, jo më dëngla kërcënuese (REAGIMET)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment