
TIRANË- Dështon një tjetër operacion i FNSH për kapjen e Talo Çelës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se operacioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka nisur që në orën 05:00 dhe ka bastisur të gjithë banesën trikatëshe të Çelës në fshatin Karakullak të Bradasheshit. Por pavarësisht se Policia ka pasur informacione të sigurta lidhur me vendndodhjen e tij por Çela sërish ia ka dalë që të shpëtojë.
Ky është operacioni i pestë brenda 10 muajsh ku policia dështon në kapjen e Talo Çelës, vëllai i të cilit u ekzekutua, vetëm një javë më parë. Bujar Çela, një taksist “ilegal” u ekzekutua jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit para se të niste punën. Çela ishte person pa precedent penalë, dhe ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.
Po kush është Talo Çela?
Çela është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masës e “arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Ngjarja e parë e bujshme, ku u përmend emri i Talo Çelës, është grabitja në Rinas, që ndodhi më 9 prill të 2019. Disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armës arritën të vidhnin 4.6 milionë euro, që kishin si destinacion Vjenën. Në këtë grabitje ka marrë pjesë edhe Talo Çela.
Po kështu, dyshohet se Talo Çela ka qenë e atentatit me armë zjarri, ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës doli në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
Sakaq, ai njijhet edhe si miku i Emiljano Ramazanit, i cili u vra pak javë më parë në Elbasan. Aktualisht në burg për dy vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe masakrimin për vdekje të Regis Runajt, janë lënë dy të rinjtë, Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili.
(k.m/dosja.al)