LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19 në Shqipëri, MSH: Vuante dhe nga hipertensioni

29 Qershor 2020, 17:44 Nga DOSJA
Ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19 në

TIRANË– Tjetër viktimë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pasditen e sotme ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Shkodra, i cili prej 10 ditësh ishte në gjendje të rëndë.

Mësohet se 69-vjeçari, përveç pandemisë  vuante edhe nga hipertensioni dhe për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka mundur të mbijetojë.

“Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve,”-njofton Ministria. 

Situata me COVID-19 në Shqipëri nuk paraqitet aspak e mirë, teksa numri i viktimave po rritet nga ditë në ditë. Gjatë ditës së sotme u shënuan 4 viktima të reja, ku në mesin e tyre ishin Shoferi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu, si dhe mjeku Arjan Pushi.

Me rastet e fundit Shqipëria ka kapur shifrën e 60 viktimave. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan edhe 64 raste të reja me COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Qershor 2020, 16:08

TIRANË– Lirohet nga burgu, Behar Bajri. Gjykata e Shkodrës vendosi që linte në masën “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetë...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës