Politike

Murrizi “SHPALL” fitoren: Kryeministri do ulet me këmbë në tokë. Nuk jep garanci për “Zgjedhoren”

VIDEO
Deputeti Myslim Murrizi e ka quajtur fitore miratimin në parimi të nismës së opozitës së re për ndryshimet në reformën zgjedhore. Tashmë sipas tij, si kryeministri, por edhe deputetët që deklaruan votën e tyre pro, do të ulen me këmbë në tokë.
Featured image of article: Murrizi “SHPALL” fitoren: Kryeministri do ulet me këmbë në tokë. Nuk jep garanci për “Zgjedhoren” Myslim Murrizi

TIRANË -Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas miratimit në parim të nismës së opozitës së re për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij kjo ishte fitorja e parë e opozitës parlamentare dhe qytetarëve shqiptarë. Më tej ai shtoi, se tashmë shqiptarët do të shohin, se çdo ditë kryeministri dhe deputetët që janë deklaruar pro marrëveshjes së 5 qershorit, do të ulen me këmbë në tokë.

“Kjo është fitorja e parë e opozitës parlamentare. Çdo ditë do të shihni që do të ulen me këmbë në tokë, kryeministri dhe properëndimorët e tjerë. Fitoja është e qytetarëve shqiptarë. Nuk e kemi qëllim që të bëjmë një ligj që të ruajmë karrigen”, tha Murrizi.

Përsa i përket votimit të marrëveshjes së 5 qershorit, Murrizi tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, ndërsa shtoi se nuk ka rezerva, pasi nuk ka qenë pjesë e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk është votuar ende asgjë. Unë as kam patur rezerva për 5 qershorin sepse nuk kam qënë pjesë e saj. Nuk mund tw votojmw kodin pa u bwrw ndryshimet kushtetuese. Nuk bëhet fejesa pas dasme. Të kalojë Kushtetuta dhe pastaj Zgjedhorja. Do të jetë kusht që numëruesit e vullnetit të qytetarëve në kutitë e votimit duhet të jenë apolitikë”, vijoi Murrizi.

Gjatë ditës së sotme , Komisioni i Ligjeve,  me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(k.m/g.sh./dosja.al)

Shto Koment