Aktualitet

Rekord të shëruarish nga COVID/ 8 viktima dhe 602 raste të reja, ndërron jetë një 48-vjeçare. E infektuar aktorja Marjana Kondi dhe zëdhënësi i ministrit Lleshaj

8 viktima dhe 602 raste të reja i janë shtuar bilancit të koronavirusit në vendin tonë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, ndërsa janë shëruar 564 të tjerë.
Featured image of article: Rekord të shëruarish nga COVID/ 8 viktima dhe 602 raste të reja, ndërron jetë një 48-vjeçare. E infektuar aktorja Marjana Kondi dhe zëdhënësi i ministrit Lleshaj Të dhënat për Covid -19

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se ditën e sotme në vendin tonë kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga pandemia e koronavieusit. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë një 48-vjeçare, një 71-74 dhe një 85-vjeçare nga Tirana; një 60-vjeçar nga Mirdita; një 60- vjeçar nga Kurbini; një 63-vjeçar nga Gramshi dhe një 71-vjeçar nga Durrësi.

Ndërkohë që 2241 teste të bëra, kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë, ndërsa janë shëruar 564 qytetarë të tjerë. Këta të fundit nuk kanë bërë një tampon të dytë por thjeshtë kanë plotësuar karantinimin 14 ditor. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

NJOFTIMI I MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të respektojnë në çdo moment rregullat për parandalimin e SARS COV2, të mbajnë maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, të respektojnë distancimin fizik duke shmangur grumbullimet dhe të kudjesen për higjenën vetjake.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, prej të cilave 155 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor. 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 602
Të shëruar ne 24 orë 564
Të shtruar në spitale 406
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,241

Testime totale 157,891
Raste pozitive 28,432
Raste të shëruara 13,453
Raste Aktive 14,348
Humbje jete 631

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6890
Durrës 1164
Fier 1122
Korçë 846
Shkodër 836
Elbasan 785
Vlorë 650
Lezhë 633
Berat 454
Gjirokastër 467
Kukës 358
Dibër 143

(k.m/dosja.al)

  • 14:03

    Mariana Kondi infektohet me Covid-19, aktorja dëgjon këshillat e Piperos

    Marjana Kondi

    Aktorja e njohur e humorit, Mariana Kondi është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një foto publikuar në Instagram, ku shfaqet e mbuluar me batanije në shtëpinë e saj dhe duket në gjendje shëndetësore të mirë. Ajo zbulon se ka qënë doktori Pipero ai që e ka këshilluar duke i thënë që të mos shikojë dhe dëgjojë atë që thonë njerëzit.

    ‘Te falenderoj Dr Pipero per keshillen e rendsishme qe me dhe! Mos shiko dhe mos degjo se cthon njerzit …. vetem mjekun specialist! U lodha duke degjuar mendimtaret idjot, futur dhe une brenda dhe per pak sa i besoja plotsisht! Jooo!!! Degjoni vetem mjekun dhe jo frike por perkushtim ndaj vetes!’- shkruan aktorja.

  • 22:55

    Rëndohet situata në Elbasan, konfirmohen 10 të infektuar me Covid-19 në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” mes tyre dhe infermierë

    10 pacientë dhe tre inferimerë janë infejtuar ditën  e sotme me koronavirus në spitalin psikiatrik të Elbasanit “Sadik Dinçi”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sptali është dezifektuar, sakaq bëhet e ditur se disa infermierë të tjera kanë bërë tamponit dhe po presin përgjigjen e testit.  Elbasani është një ndër qytetet me situatë të rënduar të Covid-19, duke përfshirë mësues dhe edukatorë të prekur me koronavirus.

  • 14"18

    2 edukatore me Covid-19, mbyllet kopshti “Rreze Drite” në Gjirokastër

    Kopshti “Rreze Drite” në Gjirokastër është mbyllur sot pasi dy edukatore kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se edukatoret e infektuara janë karantinuar në shtëpi ndërsa po vijon hetimi epidemiologjik për kontaktet e tyre. Drejtoria Arsimore në Gjirokastër ka mbyllur deri në një kohë të pacaktuar këtë kopsht së bashku me 4 kopshte të tjerë për shkak të Covid-19.

  • 14:50

    Infektohen me koronavirus katër punonjës në burgun e Peqinit, me COVID edhe ish-deputeti Skënder Hasa

    Katër punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa të tjerë që kanë pasur kontakte me ta janë testuar dhe janë në pritje të tamponit. Burime për “Abcnews”, bëjnë me dije se të infektuar ka edhe në spitalin e Peqinit dhe nga stafi i mësuesëve. Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19 është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku, Skënder Hasa. Megjithatë nuk bëhen me dije detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

  • 20:09

    Covid-19 hyn në burgun e Rrogozhinës, preken nga sëmundja vdekjeprurëse dy gardianë. Dezinfektohen ambientet

    Dy gardianë në burgun e Rrogozhinës janë infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mënjeherë pasi ata janë konfirmuar pozitiv me sëmudjen vdekjeprurëse, janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgut. Deri më tani nuk dihet nëse në këtë burg janë infektuar anëtarë të tjerë të stafit apo të burgosur.

  • 19:04

    Infektohet nga koronavirusi ‘i besuari’ i ministrit Lleshaj, Ardi Bita. I prekur nga Covid-19 edhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit

    Ardi Bita

    Infektohet me COVID-19, zëdhënësi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Ardi Bita. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullaj, i cili ka treguar edhe eksperiencën e tij të shërimit nga pandemia. Në një postim të gjatë, ku tregon me detaje pandeminë, Mullai shkruan se Bita ishte infektuar së fundmi, mmegjithatë nuk bën me dije detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. “Falenderoj mikun tim Ardi Bita i cili më mbështeti derisa sëfundmi u infektua dhe vetë. I uroj me zemër shërim sa më të shpejtë. Tashmë dita ditës sa të rimarr fuqitë e humbura dhe në start pasi detyra më thërret. Mbani maksën, ruani distancimin social e mbani higjenë personale, s’është shaka më besoni. Po të zbatjmë këto e të mbeshtesim njëri-tjetrin, me humanizëm e dashamirësi, sigurisht që ja dalim mbi çdo të keqe,”-shkruan Mullai në Facebook.

    POSTIMI I PLOTË:

    Më në fund ja dola të triumfoj edhe mbi armikun global COVID-19. Sonte nëprmejt këtij statusi s’do përcjell punën time sa e si punoj, por ky status ka kuptimin e jetës, besojeni kush s’e ka kaluar këtë të mallkuar virus që triumfi mbi të është sikur zoti të dhuron një jetë të dytë. E për këtë përveç mbështetjes së prindërve, e familjarëve të mi, u detyrohem shumë, shumë atyre që kontribuan në shërimin tim dhe t’ja dal me sukses. Faleminderit shumë, mirënjohje e respekt pafund për Ty Profesor Perlat Kapisyzi, të mrekullueshmit Doktor Spiro Thomai, të talentuari infermirit Aurel Çako, miqtë Arsen Rusta e farmacistja Alba Rustemi që më mbështetën e ndihmuan në momentet më të vështira. E sigurisht qershia mbi tortë, Laboratori Mjeksor GENIUS me në krye mjekun mikrobiolog Dr. Besnik Çullhaj, me dashamirësinë, mbështetjen, ndihmën dhe profesionalizmin tuaj, me saktësinë deri në detaj më dhatë jetë. Paçi suksese përherë e mbi të gjitha shëndet për Ty Dr Besniku, stafin laboratorik. Pa asnjë diskutim nuk mund të lë pa falënderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit që çdo ditë më dhanë mbështetje e kurajo, kolegët e koleget e punës dhe kolegët gazetarë që me qindra mesazhe e telefonata çdo ditë si dhe shumë e shumë dashamirës nga tërë qytetet e Shqipërsi dhe këtë e them pa asnjë ekzagjerim se i kam të ruajtura, më dhanë mbështetje e kurajo sepse vet natyra e këtij të mallkuari COVID është piskologjike dhe duhet një optimizëm e gjendje emocionale e mirë krahas mjekimit për ta kaluar. Një falëndeërim për 12 zëdhëneset e DVP në qarqe dhe stafit të zyrës time që edhe pse s’i ndoqa e udhëhoqa dot si duhet e bënë punën në mënyrë të mrekullueshme, s’ka asnjë të pazvendësueshëm, vetëm shëndeti nuk zëvendësohet, ju faleminderit kolegë e kolege. Mikun tim Ardi Bita i cili më mbështeti derisa sëfundmi u infektua dhe vetë. I uroj me zemër shërim sa më të shpejtë. Tashmë dita ditës sa të rimarr fuqitë e humbura dhe në start pasi detyra më thërret. Mbani maksën, ruani distancimin social e mbani higjenë personale, s’është shaka më besoni. Po të zbatjmë këto e të mbeshtesim njëri-tjetrin, me humanizëm e dashamirësi, sigurisht që ja dalim mbi çdo të keqe.

    Megjithatë duket se pandemia nuk është përhapur tek ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ishte pak më parë në Durrës, në një takim pune.

  • 17:19

    “Shkollat s’janë vatra COVID”/ PAMJET e frikshme nga Tirana, nxënësit dalin nga shkolla pa maska, “foleja” ideale për pandeminë

    Pamje nga shkolla

    “Shkollat nuk janë vatra infeksioni të koronavirusit,”- kështu u shpreh kryeministri Rama para disa ditësh. Në Shqipëri shkollat fillore dhe gjimnazet aktualisht janë të hapura pavarësist se mësimi zhvillohet me turne për të shmangur grumbullimet, ndërsa universitetet që prej fillimit të vitit të ri akademik po zhvillojnë mësimin online. Kjo masë u vendos për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse pasi sipas Ministrisë në universite virusi mund të përhapet më lehtësisht. Por a nuk është e njëjta gjë edhe në shkollat fillore? Në një video të siguruar nga Dosja.al shihet se nxënësit e para një shkolle në Tiranë teksa lëvizin me njëri-tjetrin pa maska dhe pa e ruajtur distancë. Po ashtu shihet se në mesin e nxënëse ka edhe të rritur madje të moshuar, të cilët mesa duket kanë shkuar për të marrë fëmijët nga shkollat. Edhe pse virusi nuk shkakton probleme tek moshat e reja por ata janë përhapësit “idealë” të pandemisë tek gjyshërit dhe prindërit e tyre.

Shto Koment