Aktualitet

MSH: 18 viktima dhe 801 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 16 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.
Featured image of article: MSH: 18 viktima dhe 801 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri Të dhënat për Covid-19

SHQIPËRI- 870 viktima, 19 mijë e 458  të infektuar aktivë dhe 20 mijë e 974  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 16 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja , kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 870.  Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer  2.264  testime, prej të cilave 349 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë, 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

COVID-19 – Statistika (04 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 801

Të shëruar ne 24 orë 490

Të shtruar në spitale 483

Humbje jete në 24 orë 18

Testime ditore 2.264

Testime totale 199.326

Raste pozitive 41.302

Raste të shëruara 20.974

Raste Aktive 19.458

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Humbje jete 870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10503

Durrës 1315

Elbasan 799

Fier 1443

Korçë 987

Vlorë 963

Shkodër 868

Lezhë 739

Berat 651

Kukës 404

Dibër 247

Gjirokastër 539

(A.k.dosja.al)

Shto Koment