Aktualitet

U dënua me 15 vite burg/ Moisi Habilaj lirohet nga burgu, Apeli në Itali e cakton në ‘arrest shtëpie’

Del nga burgu Moisi Habilaj. Gjykata e Apelit në Catania ka pranuar kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë, e kërkuar nga avokatët mbrojtës Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.
Featured image of article: U dënua me 15 vite burg/ Moisi Habilaj lirohet nga burgu, Apeli në Itali e cakton në ‘arrest shtëpie’ Moisi Habilaj

ITALI– Lirohet nga burgu për t’u mbajtur në ‘arrest shtëpie’ Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Apelit në Catania ka pranuar kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë, e kërkuar nga avokatët mbrojtës Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

Gjykata pasi lexoi kërkesën dhe shqyrtoi faktet e paraqitura nga avokatët ka pranuar ndyshimin, ndërkohë që në shkallën e parë të gjykimit, Habilaj u dënua me 15 vjet dhe 5 muaj burg.

Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.

Kushëriri i Saimir Tahirit, ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë që në Shqipëri, ende vijon gjyqi për ish-ministrin. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi. 

Tanimë ai pret ditën e gjyqit në Apel që për shkak të koronavirusit është shtyrë, ndërkohë që në ‘skenë’ është shfaqur edhe ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua pas 3 viteve në arrati. 

Marrë nga catania.livesicilia.it

(k.m/dosja.al)

Shto Koment