Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Elbasan, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

45-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u përplas nga një mjet në vendin e quajtur Ura e Lizës, në Elbasan.
Featured image of article: Makina përplas këmbësorin në Elbasan, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Mengël, në vendin e quajtur Ura e Lizës. Një atumojet ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.

Mësohet se këmbësori me iniciale B.Meta, 45-vjeç është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa, është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit, i cili rezulton të ketë qenë me shpejtësi tej normave.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment