Aktualitet

Aksident në Fier, makina përmbyset në rrugë, plagoset drejtuesja me dy fëmijët dhe nënën

Aksident rrugor në Fier. Si pasojë e humbjes së kontrollit, një mjet ka përfunduar në kanal të fshatit Varibop.
Featured image of article: Aksident në Fier, makina përmbyset në rrugë, plagoset drejtuesja me dy fëmijët dhe nënën Foto ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në rrugën Varibop në Fier. Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se në makinë po udhëtonin një grua me iniciale E.H, me sëbashku me dy fëmijët dhe nënën e saj. Mjeti drejtohej nga gruaja.

Nëna e drejtueses ka marrë plagë të rënda. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë pak më herët. një tjetër aksident ndodhi në Fier, ku dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe si  pasojë mbeti i plagosur një efektiv  policie.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment