Aktualitet

Megaoperacion antidrogë në Peqin, kapen 200 kg kanabis gati për transport, një i shoqëruar

Deri më tani një person është shoqëruar, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë të trafikimit.
Featured image of article: Megaoperacion antidrogë në Peqin, kapen 200 kg kanabis gati për transport, një i shoqëruar

PEQIN– Një megaoperacion anti-kanabis është zhvilluar në fshatin Proger në Peqin, ku janë sekuestruar rreth 200 kg lëndë narkotike.

Mësohet se sasia e kanabisit ishte korrur, tharë dhe ishte gati për transport, ndërsa tanimë e gjithë lënda narkotike ka mbërritur në Komisariatin e Peqinit ku edhe po peshohet.

Lënda narkotike ishte gati për transport por u bllokuar në momentin e fundit nga Policia, ajo ishte lënë në një objekt të pabanuar.

Deri më tani një person është shoqëruar, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë të trafikimit.

Kohët e fundit janë sekuestruar qindra kilogramë kanabis. Polcia ka zhvilluar disa aksione javët e fundit dhe janë asgjesuar dhe bimë të reja të mbjella këtë vit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment