Aktualitet

Me marijuanë dhe kokainë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Selanik, përplasi Policinë për t’ja mbathur

Përveç shqiptarit, policia greke ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij për të cilët autoritetet greke nuk bëjnë me dije kombësinë e tyre.
Featured image of article: Me marijuanë dhe kokainë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Selanik, përplasi Policinë për t’ja mbathur Foto ilustruese
Përditësuar:

GREQI– Një grup i trafikut të drogës është shkatërruar sot në Selanik, ku në prangat e Policisë ka rënë edhe një shqiptar.

Policia greke ka pikasur pjesëtarët e grupit, duke transportuar drogë me automjet. Ishte shqiptari ai i cili mendoi t’i largohej efektivëve grekë dhe në tentativë për të ikur ka përplasur disa makina të tyre por pa mundur të shpëtojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas kontrollit të makinës, Policia greke ka mundur të gjejë 1 kilogram marijuanë në automjetin e shqiptarit 34-vjeçar, ndërsa gjatë kontrolleve në banesë janë gjetur dhe  sekuestruar 25 kilogram marijuanë të tjera, 4 gram kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë.

Përveç shqiptarit, policia greke ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij për të cilët autoritetet greke nuk bëjnë me dije kombësinë e tyre.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment